Si per ato vite…
Ishte Shkurt…
…1980 ose 81-shi…Nje rradhe gri nga dy sekset tek dyqani ku shisnin vetem buke…Burrat ishin me te shumte ne ate dite te acarte…Gratë me pak..Mbase kishte dhe midis tyre qe ishin kurore…Dy buke per cift,mrekullia vete…Goje per t’u ushqyer,dhe nje deshire e marre per te pritur qofte dhe ore te tera, ne ate dite te akullt, sa te mberrinin buket…Rradha gri levizi kur degjoi zhurmen e nje makine rakatine…Kamioni qe sillte buken(nuk mund ti gjej dot nje marke)lekundej ne nje menyre te tille sa dukej sikur nga casti ne cast do te permbysej ,ca nga pesha dhe ca nga relievi i rrugices ku kalonte…Me ne fund beri nje hark para dyqanit,e duke erdhur mbrapsht pothuajse preku rradhen gri…
Shoferi zbriti nxitimthi dhe duke share neper dhembe(mbase deboren dhe akullin)ngriti copen e mushamase qe mbulonte mbrapa karrocerine…
Rradha gri priste me ankth sa arka me buke do te shkarkonin aty,,Nje buke per kurore…
Dhe ne momentin qe ”sipari”u ngrit dy puntoret e ngarkim -shkarkimit(qe qendronin mbi arkat e bukes)gjysem te pergjumur nga lekundjet e makines si dhe nga avulli qe leshonin buket,u zune gafil perpara rradhes gri…
Zbriten ngutshem nga arkat,duke kerkuar ne fundin e karrocerise kepucet e tyre…Gjithe kohes ishin nder corape mbi buket qe do blinte rradha gri…S’kishin faj,dimer i acarte ate vit…
me respekt per rradhen…iLbO
@NewsIn.Al

