Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeAktualitetiIlir Daja shpërthen ndaj Goudiaby: “Papërgjegjshmëri!”

Ilir Daja shpërthen ndaj Goudiaby: “Papërgjegjshmëri!”

Daja shpërthen ndaj Goudiaby: “Papërgjegjshmëri!”

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u shfaq mjaft i tensionuar pas ndeshjes në Ballsh, ku nuk munguan polemikat që nga goli i Bylisit i kontestuar për faull deri te kartoni i kuq i Glen Dajës në pushim.

Megjithatë, kritikat më të forta i rezervoi për Goudiaby, i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pak minutash, duke lënë skuadrën në disavantazh në një moment kur Dinamo ishte superiore në fushë.

“Le të merren kompetentët me arbitrimin, nuk është puna ime. Ajo që më acaroi më shumë ishte se një lojtar merr dy të verdhë për pak sekonda, pikërisht kur ishim në avantazh numerik.

Kjo është papërgjegjshmëri. Një lojtar profesionist nuk duhet ta bëjë kurrë këtë. Kishim minuta në dispozicion dhe mund ta kontrollonim lojën si të donim.

Më vjen keq edhe për golin e pësuar. Nuk merrem me arbitrat, por të pësosh gol në zonën e 5-metërshit nga një lojtar jo shtatlartë, nuk duhet të ndodhë”, u shpreh Daja për RTSH. – ‘Albania soccer’

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments