ILIR DAJA SHPËRTHEN NDAJ JORGJIT: “Nëse e ka me mua, të merret personalisht, jo me skuadrën!”
Trajneri i Dinamo City, Ilir Daja, kritikoi ashpër arbitrin Enea Jorgji pas finales së Kupës së Shqipërisë.
🗣️“Të them të drejtën, meqë sot festojmë, do themi një herë të keqen e kësaj loje, Nuk e di çfarë ka Enea Jorgji. E ka nisur që në Kukës me historinë me Skënderbeun, e ka vazhduar me Partizanin në një ndeshje të parafundit këtu. Dhe sot nuk e kuptoj si një arbitër FIFA jep karton të verdhë të dytë në një finale për vonesë në goditjen e këndit. Nëse e ka me Ilir Dajën, të merret me mua, jo me ekipin.”
@NewsIn.Al
