KreuKulturë / ArtIlir Jano_ Ne që lindëm para ''Nëntëdhjetës''.. ''Misteret'' e femijërisë sonë!

Ilir Jano_ Ne që lindëm para ”Nëntëdhjetës”.. ”Misteret” e femijërisë sonë!

Ne që lindëm para ”Nëntëdhjetës”..
”Misteret” e femijërisë sonë!

Të gjithë ju që i përkisni kësaj moshe, ashtu si unë, do kuptoni…do kuptoni atë që unë akoma “nuk e kuptoj”…se si ne ja dolëm “të lumturonim” atë kohë, të zhvilloheshim…
Ne nuk kishim Playstations, Nintendo 64, 99…nuk kishim kanale televizive dhe kaseta, kompjutera, celularë dhe internet…
Ne kishim shokë…e linim të dilnim bashkë dhe dilnim!
Nuk linim orar, thjesht dilnim në rrugë e atje vendosnim me çfarë do luanim…me top apo cingla, me “ku-ku” apo hajde, me kolovajze apo hekurushka…me litar, plloçkë, penç, kapaçka apo arshikë…me shumë (Me) që sot nuk njihen…deri këtu arrinte “teknologjia” jonë…
Kalonim gjithë ditën jashtë duke vrapuar dhe luajtur…i bënim lojërat vetë…djersinim dhe pinim ujë direkt nga çezma…nga çezma ku shumë prej nesh vinim dhe buzët…po kur vinim laheshim nga auzkat?
Vinim nëpër shtëpitë e shokëve dhe i thërisnim te porta. Imagjinojeni… Pa kërkuar lejë nga prindërit për orarin…Në atë botë “të egër” ne ishim më të lirët…
Si ja dilnim?!
Në shkollë vinim për të mësuar, ndonëse të gjithë nuk kishin të njëjtin rezultat…Kush nuk ishte në nivelin e shokëve , përsëriste klasën…nuk kishte “teste te veçanta” që të kalonin të gjithë…
Çfarë “frike…” Bënim tre muaj pushime në behar dhe kalonim orë të tëra duke luajtur apo shkonim nëpër plazhe pa u lyer me kremëra dhe të tjera përkujdesje…kalatë prej rëre ishin chat-i ynë!
Nuk na mësuan të prisnim…të prisnim dy orë pas buke që të notonim…
Atëhere nuk kishim telefona, kishim njëri- tjetrin…Shumë herë vriteshim në lojë, ziheshim, grindeshim dhe pajtoheshim, nuk kishte “ligje” që të dënonin “fajtorët”…edhe buke shumë herë hanim bashkë, ashtu sikurse bënim dhe mësimet.
Ishim të lirë…me të mirat dhe gabimet tona…të vegjël që gjithmonë donim suksesin…dhe këtë e kërkonim te vetja…e vetmja përgjegjshmëri për dështimet dhe sukseset tona!
Nëse dhe ti je një nga këta fëmije “të vjetër” të përshëndes…
Kishe fatin të rriteshe si FËMIJË…!&j&


Ilir Jano, Korçë 10 janar 2016

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit