KreuAktualitetiIlir Jano_"Edhe sot, si mot...edhe nesër si sot do të jetë. Demokracia...

Ilir Jano_”Edhe sot, si mot…edhe nesër si sot do të jetë. Demokracia veç si fjalë do të ekzistojë”!

Edhe sot, si mot…edhe nesër si sot do të jetë. Demokracia veç si fjalë do të ekzistojë!

Po si ka mundësi kjo? Edhe pas 32 vitesh në “demokraci”, demokraci themi e demokraci s’kemi? Ne ishim dhe mbetëm pjesë e rreshtit.
Provojeni të thoni “bravo Rama” dhe të gjithë do të etiketojnë komunist…thoni “bravo Basha” dhe do quhesh “bravist” i shitur…thoni “bravo Berisha” dhe në moment etiketohesh antiamerikan, ndonëse të afërmit e tu janë dënuar në kohën e diktaturës si proamerikanë! Për të vazhduar me “bravo Meta”, që direkt të pagëzojnë “hajdut”, ndonëse mund të jesh i ri, ose e re që s’ je paguar një herë në jetë!
Ja kjo është demokracia jonë…Me mua je njeri me vlera, po mendove ndryshe mbetesh një iç, “armik” mendimi dhe veprimi!

Demokraci, të kam dhjerë, s’të mora vesh asnjëherë – do të thoshte Konica i madh.
Si të veprosh atëhere? A është e lidhur jeta me marrëdhëniet njerëzore?
Ku duhet të besosh, e ku jo?! Çdo ditë që kalon sikur të mbush mëndjen se përshtatja është e vetmja mundësi…s’pashë gjë, s’dëgjova gjë, ç’më duhet mua, për çdo gjë!

Ne nuk mund t’i duam të gjithë njerëzit.. ne mund të ndjejmë dashuri ndaj njerëzimit dhe kjo ndjenjë mund të manifestohet si një dashuri e vertetë ndaj një numri personash, por kjo mbetet gjithnjë mundësia e vetme. Të tejkalosh kufijtë e energjisë vetjake do të thotë të japësh më tepër se sa mundesh…do të thotë të kalosh atë pikë të caktuar, pas së cilës tendencat që të duam të tjerët, bëhen të gënjeshtra…aq të gënjeshtra sa “vrasin” dhe dëshirën për t’i ndihmuar ata…
Të mundohesh të duash dikë që nuk dëshiron të ngrihet shpirtërisht, do të thotë humbje kohe…njësoj , sikur të hedhësh farë në një tokë shterpë…
Fatkeqësisht gabimet që bëhen para shumë vitesh, vjen një moment dhe paguhen…kushdo që në ideale besoi, i zhgënjyer përfundoi!
Marrëdhëniet njeri- njeri, të njëjtat si në çdo parti – “një martesë me mblesëri”!
Një vulë, dy “parti”…Një parti me anëtarë, tjetra me parlamentarë, askush nuk pyet për qytetarë! A ka njeri ti kuptojë këto?
Arrestohet kryebashkiaku, që në ajër, pa zhurmë me akuza për vjedhje “tenderkash”, ndërkohë që “të tjerëve” po ju zënë dosjet myk në SPAK…mirë ja bëjnë dhe tërheqtë këmbët zvarë, për ata me më shumë “zero” në vjedhje!
Nejse…tani rëndësi kanë zgjedhjet. Fushat e zyrtarizuar dhe pa zyrtarizuar ka filluar.
Të gjithë thonë mos votoni “ATË”…Shumë rrallë flasin çdo bëjnë për të ardhmen!
Një gjë është e sigurtë…ç’bëri 32 vjet dhe ç’bëhet po kaluan dhe katër vite të tjera!

Ilir Jano

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit