KreuAktualitetiIlir Jano_"Kryqëzimi mbetet ndër ndëshkimet më mizore të historisë së lashtë. A...

Ilir Jano_”Kryqëzimi mbetet ndër ndëshkimet më mizore të historisë së lashtë. A është fajtor një individ, disa individë apo një masë individësh”?

Kryqëzimi mbetet ndër ndëshkimet më mizore të historisë së lashtë.
A është fajtor një individ, disa individë apo një masë individësh?
Thonë se mëkati i pavetëdijshëm i masave është më i lehtë sesa mëkati i vetëdijshëm i individëve të shquar që bëjnë historinë mëkatare. Nëse masa nuk do të bëhej vegël pune e individëve të shquar mëkatarë, ahere mëkati i rëndë pa mëkatin e lehtë nuk do të funksiononte.
Kështu herezia vazhdon me mëkatin e rradhës…
‘Në litar” kryebashkiaku dhe vajza “pa moral” që u gjunjëzua në këmbët e tij!
Të dënohet ai që beri krimin e madh të masturbimit…ai e bëri duke “na fyer” të gjithëve ne, moralistët më të mëdhenj të botës…
Fyevi burrat shqiptarë, të ndershëm deri në gurmaz, fyevi atë pjesë femrash me moral të shkruar veç mbi ballë…fyevi meshkujt e panumurt që jargaviten nëpër klube para gotave të rakisë, duke lepirë buzët para çdo femre që kalon para klubit e duke përgojosur çdo grua që njohin…fyevi moralin që është ngulitur thellë në imoralitetin e pështirë të fallcitetit të qënies njerëzore…fyevi intrigantët…fyevi gazetarët…po, po gazetarët…ata që nxituan të parët të plotësonin lajmin duke servirur paralel dhe një video të turpshme, të cilën mundet ta shikonin të gjithë, pa asnjë lloj kodi etike!
Po nuk mjaftonin moralistët…politikanët çudibërës nxorën jargët dhe filluan me lapsin në një dorë e tjetrën në brekët, të projektojnë platformën e tyre fituese, për një drejtim ndryshe me brekë pe çeliku, brekë që nuk koruptohen lehtë.
Filluan dhe videot me rradhë…përdor emra, fyej dhe nxi sa më shumë…dhe kush?!
Ata mjeranë që masturbohen çdo sekondë nga koka e tyre mbushur me testikuj…
Nuk e di në harrova ndonje tjetër të fyer, po unë dhe shumë nga ata që unë njoh dhe vlerësoj nuk do jemi kurrë pjesë e këtij ekzekutimi, ndonëse e dënojmë veprimin e tij…
Në demokraci vendos drejtësia, jo gjykimi dhe ekzekutimi masiv.
Familja nuk duhet të lançohet sepse një pjesëtar i saj bëri gabim apo faj!

Ilir Jano

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit