KreuOpinionIlir Jano_"Përse nuk mjafton "pendimi" i Enea Jorgjit?  Kush ka qënë "AI"...

Ilir Jano_”Përse nuk mjafton “pendimi” i Enea Jorgjit?  Kush ka qënë “AI” i asaj ndeshje, që nuk ka qënë Jorgji?”

Përse nuk mjafton “pendimi” i Enea Jorgjit?  Kush ka qënë “AI” i asaj ndeshje, që nuk ka qënë Jorgji?

Gjyqtari Enea Jorgji ka dhënë një intervistë  në emisionin “Vizioni i Pasdites” ku ka rrëfye rrugëtimin e tij drejt arbitrimit duke mos lënë pa përmendur për herë të parë dhe një  moment të veçanta në karrierën e tij, si ajo e skandalit të ndeshjes Kukësi – Skënderbeu…

Momenti më i vështirë?
Momenti më i vështirë në karrierë ka qenë një ndeshje që vendosi sezonin, mes Kukësit dhe Skënderbeut. Me vendimmarrjet e mia atë kohe, u acaruan tifozët, por gjithçka është lënë pas tani më dhe besoj se gjithsecili duhet ta ketë kuptuar  që nuk ka qenë Enea ai i asaj ndeshje.

Por a mjafton kjo? Të ishte gabim njerëzor falej, pakujdesi, paaftësi…përsëri falej, por ky deponim i tij vërteton dyshimet e publikut sportdaahës korçar, që “rezultati” ishte i planifikuar nga një regjisor i fuqishëm jashtë stadiumit sipas njl regjie Anti Skënderbe e cila kishte kohë që “lulëzonte” në tregun informal të futbollit shqiptar..

Po çfarë tha Jorgji në këtë “gjysëm” pendesë? As të falur nuk i kërkoi një qyteti të tërë dhe as gishtin nuk e drejtoi në urdhëruesi! Të gjithë “aktorët” e atyre viteve akoma janë në “majë” dhe nëse  Enea Jorgji do kishte burrëri në rrëfimin e tij do fliste me emra dhe mbiemra.

Kaq e thjeshtë është zoti Jorgji…urdhëruesit ju shpërblyen menjëherë pas mbarimit të ndeshjes…

Kartoni i kuq i Salihit, copat e grisura në fytyrën tuaj ishin treguesi më i mirë i “grisjes” së një federate të ç’orientuar futbolli!.

Tregohu i sinqertë zoti Jorgji…Korça të ka falur, se gjithmonë e ka ditur që bilbili i ndeshjes nuk ishte në gpjën tënde!

Ilir Jano

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit