KreuAktualitetiIlir Meta pa mandat deputeti/ E pabesueshme çfarë ndodhi me votat në...

Ilir Meta pa mandat deputeti/ E pabesueshme çfarë ndodhi me votat në “313”-ta…

Ilir Meta pa mandat deputeti/ E pabesueshme çfarë ndodhi me votat në “313”-ta…

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha është më i preferuari i të burgosurve në Tiranë. Ai ka marrë mbështetjen me të madhe të votave nga të dënuarit e burgut 313 dhe burgut 302 në kryeqytet.

E habitshme, por duket se të dënuarit me paraburgim, janë të ‘kënaqur’ me drejtuesin e ministrisë së Brendshme dhe policinë që i ka vënë në pranga.

Ndërkohë që, duket se edhe Ilir Meta, Presidenti i PL ka bërë fushatë nga qelia. Ai ka marrë 58 vota në burgun 313-të, duke u bërë i dyti më i votuar mes të burgosurve pas ministrit, i cili mori 92 vota.

Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur. Jashtë Kuvendit ngelet Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit