Indrit Aliu kishte hapur dhe zyrë për të joshur…Mashtroi biznesmenë duke u premtuar tendera në miniera dhe ndërtim
Zbardhen detaje të reja lidhur me 39 vjeçarin e arrestuar se përvetësonte shuma të mëdha parash përmes mashtrimit.
Ai u prezantohej biznesmenëve si zyrtar i lartë dhe u premtonte tendera nga Ministria e Infrastrukturës në lidhje me minierat dhe ndërtimin. Një biznesmen kishte bërë kallëzim në Policinë e Tiranës pasi kishte arritur të kuptonte se ishte mashtruar nga Indrit Aliu.
“Investimin” në mashtrim Aliu e kishte avancuar duke hapur edhe një zyrë për të joshur viktimat që ai pikaste për t’i mashtruar.Ai u premtonte atyre se do t’i ndihmonte me tendera ne Ministrinë e Infrastukturës, kryesisht ne akvititetin e minierave dhe te ndërtimit. Ai u deklaronte biznesmenëve se kishte njohje brenda ministrisë dhe kundrejt shumave te parave mund t’u jepte tenderat qe ata kërkonin. Aliu rezulton i dënuar më herët për të njëjtën vepër penale, në 2011-ën me 10 vite burg, informon gazetari Sokol Dema.
@NewsIn.Al

