Interes shumë i lartë i maturantëve për t’iu bashkuar Akademisë së Forcave të Armatosura.
350 të rinj kanë zgjedhur Marrëdhënie Ndërkombëtare, 171 prej tyre Shkenca Komunikimi, ndërsa 380 kanë zgjedhur Teknologji Informacioni dhe Komunikim në fushën e Mbrojtjes. Transformimi vazhdon, pagesë mujore dinjitoze, akomodim dhe ushqim falas për çdo student për të gjithë periudhën e studimit dhe në përfundim punësim përmes mundësive që japin Forcat e Armatosura. Me një program të avancuar të studimeve bachelor, Akademia jonë ofron një kombinim të shkëlqyer të edukimit akademik dhe trajnimit ushtarak.

