Monday, April 21, 2025
spot_img
HomeAktualitetiMeshari i Gjon Buzukut- 5 Janar 1555 / Irsa Shore

Meshari i Gjon Buzukut- 5 Janar 1555 / Irsa Shore

Meshari i Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar Dom Gjon Bdek Buzuku e përfundoi së shkruari ‘Mesharin’ e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë dhe njëkohësisht i pari monument letrar i botuar në gjuhën shqipe.

Datën dhe arsyen e shkrimit të kryeveprës monumentale vetë autori e shkruan në parathënien e Mesharit të tij, se e mbaroi “së shkruami” më 5 janar 1555 duke e vë edhe arsyen: “tue e u kujtuomshumӫ herë se gluha jonӫ nukë kish gjā tӫ ṇdigluom ṇ së Shkruomit shenjtë,” dhe dëshmia se kjo është një vepër e parë e këtij lloji e shkruar në gjuhën shqipe: “këjo tue klenë mā e para vepër”.

Ja Pasthënia e Mesharit:

Screenshot
Screenshot
Screenshot

Shkruan prifti katolik shqiptar në librin “”, veprën letrare më të vjetër shqipe të botuar dhe të ruajtur deri sot. Libri përbëhej nga 110 fletë që i mungojnë 16 faqet e para. Buzuku ishte i një kishe në Shqipërinë Veriore. Ishte një nga lëvruesi të gjuhës shqipe e cila me veprën e vet ai konsolidoi një traditë të rëndësishëm e të shkruarit të gjuhës shqip me .

Librin “”, siç cilëson ai vetë në pasthënie pikërisht e filloi më 20 mars 1554 dhe e përfundoi më 5 janar 1555.

“E u’ maa due tëh enbaronj vepërënë teme, Tinë Zot tueh përqyem. Endëh vjetët MDLIV njëhzet dit endëh mars zuna enfiill e enbarova endëh vjetët MDLV, endëh kallënduor V dit. E seh për fat nëh keshë kun enbëh endonjë vend fëjyem(16), u duoh tuk të jetëh fajtëh, aih qi tëh jetë maa hi ditëshim seh u’, atah fajh e lus tah trajtonjëh(17) endë e mirë. Përseh nukë çuditëm seh në paça fëjyem, këjo tueh klenëh maa e para vepërë e fort e fështirëh për tëh vepëruom enbëh gluhët tanëh. Përseh mund mund e qëllonjinë(18), se fajh të mos banjinë; përseh përherë ëndajh tah nukë mundëh jeshëh u’ tueh enbajtunëh njëh klishëh enbëh të dyy anët mëh duhë meh shërbyem. E tash u jam enfalëh gjithëveh, e lutëni Tinëh Zonëh endeh për muoh.”
“…Në vitin 1554 më njëzet mars e fillova dhe e mbarova në vitin 1555, në janar 5 ditë. E në se, për fat, do të kem gabuar kund më ndonjë vend, unë dua, ku të jetë gabimi, ai që të jetë më i ditur se unë, atë gabim e lus ta ndreqë. Sepse nuk çuditem në paça gabuar, duke qenë kjo vepër e parë e fort e vështirë për t’u punuar në gjuhën tonë”,- shkruan Buzuku.

Shënim
________- “Pasthënia …” është nxjerrë nga fotokopja e origjinalit, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare, Tiranë. Origjinali gjindet në bibliotekën e Vatikanit, Romë, me këtë shënim katalogu: .. , .
Kjo pasthënie është i vetmi dokument (deri me tani) që na udhëzon se kush qe autori i librit dhe kur u përkthye e u botua ky libër. Fotoja e mëposhtme është pjesë e mesit të librit, ekspozuar për publikun.

Shkrepje: Jonada Lekgjika ❤

ps.: Pata kënaqësinë ta shihja nga afër këtë libër të “çmuar” në Bibliotekën Kombëtare, në Tiranë me rastin e ‘ ’ (26.11.2012)

#History #Treasures #Albania #National #Library #old #book #Vatican #Rome #Italy

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments