Shqipëria nuk ka nevojë të ketë xhonglere dhe aventurierë në krye të shtetit. President do të thotë: “i zgjedhur për të qënë më i miri. Faktor, bashkimi, paqeje dhe mirëkuptimi”.
Fotoja e ditës / Ish Presidentët Meidani dhe Moisiu shëtitje në bulevard si qytetarë normalë.
Sot dy ish-presidentët e Shqipërisë duke ecur në bulevard, si çdo ditë dhe si dy njerëz normal, pa makina, pa roje, pa shofer.
Të dy jetojnë thjeshtë sepse u larguan, atëhere kur kuptuan që cikli kish mbaruar. S’mbajtën peng as shtetin, as partinë, as mitantët. Thjesht thanë: Lamtumirë në kohën e duhur.
Ndoshta historia s’do i vlersoj si heronj të Shqipërisë, por e sigurtë që s’do i cilësoj askush të pabesë dhe tradhëtar të kombit.
