Home Aktualiteti ISIS merr përsipër masakrën e Moskës, publikon foton: Janë luftëtarët tanë, ata që bënë sulmin

ISIS merr përsipër masakrën e Moskës, publikon foton: Janë luftëtarët tanë, ata që bënë sulmin

0
ISIS merr përsipër masakrën e Moskës, publikon foton: Janë luftëtarët tanë, ata që bënë sulmin

ISIS merr përsipër masakrën e Moskës, publikon foton: Janë luftëtarët tanë, ata që bënë sulmin!

Organizata terroriste Shteti Islamik publikoi pak minuta më parë një foto ku pretendohet se janë katër sulmuesit që vranë rreth 145 persona ditën e djeshme në Moskë.

Në postim, ku autorët nuk janë identifikuar, thuhet se sulmi në Rusi është kryer në kontekstin e “luftës së ndezur” midis Shtetit Islamik dhe vendeve që luftojnë Islamin.

“Luftëtarët e Shtetit Islamik sulmuan një grumbullim të madh të krishterësh në qytetin Krasnogorsk, në periferi të kryeqytetit rus, Moskë, duke vrarë dhe plagosur qindra dhe duke shkaktuar shkatërrim të gjerë në zonë përpara se të tërhiqen në mënyrë të sigurtë në bazat e tyre”, theksohet në reagim, duke shtuar se “ata pushtuan të armatosur me automatikë, pistoleta, thika dhe bomba në sallën e koncerteve dhe tre filluan të qëllonin njerëzit, ndërsa i katërti i vuri flakën vendit”.

Në këtë mënyrë, Shteti Islamik i përgjigjet, në thelb, kryeredaktorit të Rusisë Sot, i cili theksoi më herët se “gjakderdhja në vendin e koncertit nuk është vepër e ISIS-it, por e ukrainasve”.

@NewsIn.Al