KreuAktualitetiJa kush do të bëhet “kryeministre teknike”...Gazetari befason me EMRIN

Ja kush do të bëhet “kryeministre teknike”…Gazetari befason me EMRIN

Ja kush do të bëhet “kryeministre teknike”…Gazetari befason me EMRIN

Gazetari Denis Dyrnjaja analizoi situatën brenda Partisë Demokratike.
Dyrnjaja tha se Jorida Tabaku mund të jetë faktor politik për mënyrën si po sillet me dy pjesët e PD dhe ka shanse të jetë kryeministre e një qeverie teknike.
“Zonja Tabaku mund të jetë një faktor politik, me mënyrën si po sillet mund të bëhet kryeministre e një qeveria teknike. Me distancimin që po mban me palët brenda opozitës dhe mënyrën si mazhoranca po e trajton. Kam frikë se me gjithë këto ngjarje që po ndodhin sot, me rifutjen e Berishës në grupin e PD, në krahun tjetër paniku për largimin e njerëzve është i dukshëm, kam frikë se edhe Basha mund të shkojë te ky grupi i Berishës. S’e di pse më duket një aleancë e fshehtë edhe në largësi mes Bashës dhe Berishës, kam frikë se telat janë bashkuar diku. Ata të dy (Berisha-Basha) dashurohen nga së largu, këtë e kam bindje, që ata vdesin për njëri-tjetrin”, tha Dyrnjaja.(Rilindje)
@NewsIn.Al
Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit