KreuAktualitetiJa kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë. Këshilli Bashkiak merr...

Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë. Këshilli Bashkiak merr vendimin.

Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë.

Këshilli Bashkiak merr vendimin.

Këshilli Bashkiak i Himarës ka komanduar Blerina Balajn për drejtimin e bashkisë së qytetit bregdetar. Me 15 vota PRO nga 21 anëtarë, Balaj u zgjodh të drejtojë përkohësisht Himarën teksa garonte me Pervin Gjikurian.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u shoqërua me tensione të shumta mes simpatizantëve të Fredi Belerit dhe përfaqësuesve politikë të PS.

Këta të fundit, kanë kërkuar që drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Vlorës, Blendi Klosi dhe prefekti i qarkut Vangjel Tavo të mos jenë të pranishëm gjatë mbledhjes

Tavo doli nga mbledhja dhe simpatizantët e Belerit me ofendime, tentuan ta shtynin deri tek dera. Ndërkohë Klosi vijon të jetë i pranishëm në mledhjen

Ky këshill përbëhej nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 PD ndërsa 5 anëtarë të tjerë nga parti te vogla.
Komandimi i Balajt vjen pas dorëheqjes së Jorgo Goros, i cili u arrestua. Në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, i dënuar me dy vite për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit.
@NewsIn.Al
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit