KreuAktualitetiJa kush ishin tre deputetët që thanë “jo” Peleshit në Kuvend

Ja kush ishin tre deputetët që thanë “jo” Peleshit në Kuvend

Ja kush ishin tre deputetët që thanë “jo” Peleshit në Kuvend

Ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit. Me 84 vota pro nga 87 deputetë pjesëmarrës, Niko Peleshi është zgjedhur në krye të legjislativit shqiptar.
Në procesin e votimit morën pjesë deputetët e legjislaturës së re, ndërsa opozita zyrtare bojkotoi procedurën, duke mos përdorur fletët e votimit dhe duke hedhur pankarta simbolike në sallë në shenjë proteste ndaj procesit.

Ndërkaq, 3 vota dolën kundër emërimit të Peleshit. Deputetët që kanë votuar kundër janë Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë, Ana Dajko nga Shqipëria Bëhet dhe Tritan Shehu nga Partia Demokratike.

Nga ana tjetër dy deputetët e “Mundësia” Agron Shehaj dhe Erald Kapri nuk kanë marrë pjesë në votim.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit