KreuAktualitetiJa kush janë të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

Ja kush janë të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

Ja kush janë të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

Në emisionin “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala në News24, u përmendën disa nga emrat më të njohur të botës së krimit të cilët tashmë i janë dorëzuar drejtësisë shqiptare përmes marrëveshjes së ekstradimit firmosur mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Siç ishte së fundmi edhe ekstradimi për llogari të autoriteteve shqiptare i dy shtetasve të shpallur në kërkim për vrasje dhe angazhim në organizatë kriminale.

Por ku personazhi më interesant mbetet Dashnor Dumani i cili është një nga ekzekutorët e masakrës së Bradasheshit.

“Evidentohet se Armis Stafa në bashkëpunim me persona të tjerë kanë kryer veprime aktive për llogari të krerëve të organizatës kriminale Çopja nëpërmjet blerjes së pasurive të paluajtshme, financimit, ndërtimit të godinave të banimit, çeljes së operatorëve ekonomik si dhe shitblerjes së automjeteve, me qëllim mosekspozimin e tyre si posedues dhe pronarë de facto.

Në bisedën e zhvilluar më datë 4 Mars 2020 në Sky Ecc midis shtetasit Franc Gergely me shtetasin Klajdi Merkaj në lidhje me shitjen e disa makinave të cilat janë në pronësi të personit me emrin Armi (Armis Stafa), i ka dhënë këshilla që t’i shesin sa më shpejt me qëllim që të mos sekuestrohen dhe se çfarë duhet të deklarojë Armi nëse e pyesin.”, thuhet në dosjen hetimore.

Një tjetër personazh tashmë i ekstraduar nga Dubai, këtë herë për llogari të autoriteteve belge është edhe Franc Çopja. I njohur si një nga magjistarët shqiptarë të kokainës, i cili u ekstradua nga Dubai në Belgjikë, në akuzën si urdhërues i vrasjes së bashkëkombasit të tij Ardit Spahiu i njohur edhe me emrin Arjan Spahiu apo ‘Ari i Vogël’.

38 vjeçari që u qëllua në Molenbeek më 27 nëntor 2020 kur doli jashtë një kafeneje. Një përplasje e egër midis klanit familjar të Çopjave dhe atij Alibej në Elbasan që në kalimin e viteve kishte sjellë me dhjetra viktima.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit