Tuesday, July 28, 2026
spot_img
HomeAktualitetiJam Taulant Balla, më duhen urgjent 100 mijë euro”, si ra biznesmeni...

Jam Taulant Balla, më duhen urgjent 100 mijë euro”, si ra biznesmeni pre e mashtrimit

Jam Taulant Balla, më duhen urgjent 100 mijë euro”, si ra biznesmeni pre e mashtrimit

“Përshëndetje. Si kalove si je? Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, ky është mesazhi që organizatori i një mashtrimi ia ka dërguar një biznesmeni në Përrenjas.

Oficerët kqyrën telefonin e shtetasit Flamur Rrushi, i cili kallëzoi se një numër në viber, që identifikohej si ministri i Brendshëm Taulant Balla, e mashtroi.

Sipas burimeve të Top Channel, u zbulua se posedues i kësaj llogarie është shtetasi me iniciale F.Gj, i cili aktualisht është nën hetim dhe ndaj tij janë dhënë disa masa arresti për të njëjtën skemë mashtruese.

Prokuroria e Elbasanit identifikoi taksisitin, i cili deklaroi “isha taksist , erdha në Tiranë nga Lezha dhe mora nga Flamur Rrushi çantën. E pyeta fillimisht nëse është gjë e rrezikshme dhe më tha jo. Kur ia dhashë çantën, më dha 100 euro”, tha taksisti, i cili u la i lirë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments