KreuPe KorçeJanë ca rrugica në Korçë që të kujtojnë gjyshen, që bien erë...

Janë ca rrugica në Korçë që të kujtojnë gjyshen, që bien erë petka të ngrohta… /Elda Zavalani

Jane ca rrugica ne Korçe qe te kujtojne gjyshen. Qe bien ere petka te ngrohta, çaj mali, kafe te derdhur mbi stofë, ftonj te pjekur e molle me kanelle. Qe, kur kalon, te behet sikur degjon “Debora zbardhi malet eee” apo “O moj korçare e bukur si pupè” dhe ndjen qe dashuria te rrethon e te perkedhel.

Jane ca rrugica ne Korçe qe te kujtojne Vangjush Mion. Ai e derdhi ne art driten e tyre dhe çdokush qe sheh pikturen e tij, e kupton qe eshte Korçe.
Jane ca rrugica te embla ne qytetin tim qe kane lezet kur gjyshja ulet tek pragu dhe pret nipin nga shkolla. Kur gjyshi rregullon pjergullen maje shkalles se drunjte. Kur degjohet zhurma e ujit ne postaf dhe macja qe ngrohet ne diell, maje avllise.

Jane ca rrugica ne Korçe qe emocionojne. Kur kalon ne to, ngadaleson hapin, nuk do te largohesh. Jane ca rrugica ne Korçe me arome dashurie….

Artikulli i mëparshëm
Artikulli pasues
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit