Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili ka njoftuar dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares së Partisë Socialiste në Vlorë.
Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale, duke theksuar se vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë.
Ka qenë privilegj dhe përgjegjësi që për 1 vit e 3 muaj, të drejtoja si bashkëkryetare Partinë Socialiste të Vlorës, falë besimit dhe mundësisë së dhënë nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Një detyrë që jam përpjekur ta ushtroj me përkushtim, korrektësi dhe integritet, e vetëdijshme për përgjegjësinë që mbart drejtimi dhe përfaqësimi i një strukture kaq të rëndësishme. Sot, në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të Partisë Socialiste, jap dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares, duke i hapur rrugë procesit demokratik të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste të Vlorës“, tha Erjona Ismaili.
@NewsIn.Al
