KreuAktualitetiJo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinj, ulja e prodhimit...

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinj, ulja e prodhimit të vajit të ullirit “fik” industrinë

Jo vetëm në Shqipëri, por ed ulja e prodhimit të vajit të ullirit “fik” industrinë

Kujtim Kadiu, fermer i fshatit Dushk të Lushnjës, i cili zotëron 300 rrënjë ullinj, krahasuar me vjet ka prodhuar 40% më pak vaj ulliri.

Pavarësisht se i ka shtuar shërbimet ndaj pemës së ullirit, rënia e prodhimit u ndikua nga paqëndrueshmëria e motit dhe futja me vonesë e rrënjëve të reja në prodhim.

Mesatarisht, rendimenti për pemë varion nga 10 deri në 15 kg, ndërsa vitin e kaluar, ishte 20 deri në 25 kg ullinj për rrënjë. Kujtim Kadiu pohoi se vajin e prodhuar e mban të depozituar në bidonë plastikë në shtëpi dhe pret ta shesë vetë në tregun e brendshëm me çmim 800 lekë për litër.

Ndërsa Zhazivar Lila, fermer nga Peqini, i cili zotëron 800 rrënjë ullinj, do t’i shesë individualisht për eksport në Itali 500 litra vaj ulliri të prodhuar, me çmim 8 euro për litër.

Sipas tij, shitja e vajit me këtë çmim është shumë e leverdishme për fermerin, pasi arrin t’u sigurojë fitimet e munguara të vitit 2022.

Këtë vit, prodhimi është 40 deri në 50% më i ulët se vjet, por çmimi është shumë i kënaqshëm për ne fermerët. Me këtë çmim do të mund të mbulojmë humbjet e vitit të kaluar.

Vjet e shitëm vajin me çmim 350 deri në 400 lekë për litër, totalisht nën koston e prodhimit”, nënvizoi ai.

Në total, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në vitin 2022 u prodhuan 29.230 vaj ulliri. Krahasuar me vjet, prodhimi i vajit të ullirit u rrit me 13%.

Për 2022, rendimenti i prodhimit për rrënjë ulliri, sipas të dhënave të INSTAT ishte 17,2 kg. Krahasuar me 2021, rendimenti për rrënjë u shtua me 37%.

Vitin e kaluar shtim pati edhe te numri i rrënjëve të ullirit. Në raport me 2021, numri i rrënjëve të ullirit u rrit rreth 2%.

Për vitin 2023, mungesa e prodhimit ka dyfishuar çmimin e shitjes së vajit të ullirit krahasuar me vjet. Vaji i ullirit po tregtohet nga fermeri me çmim që varion nga 600, 700 deri në 800 lekë për litër.

Por shtrenjtimi i çmimit që erdhi nga mungesa e prodhimit po penalizon fabrikat e grumbullimit dhe eksportuesit.

Drejtuesit e pikave të përpunimit dhe grumbullimit të zonave ku është përqendruar prodhimi i lartë i ullirit, si: Elbasan, Mallakastër, Vlorë dhe Lushnjë njëzëri pohojnë se deri tani nuk kanë depozituar asnjë litër vaj për ambalazhim, me qëllim shitjen e tij në tregun e brendshëm dhe eksport, pasi çmimi është i paleverdishëm.

Sipas tyre, çmimi i vajit të ullirit, duke përfshirë koston e ambalazhimit, paketimit dhe transportit arrin 1,200 deri në 1,300 lekë për litër. Për këto arsye, vaji i ullirit si çdo vit, përveçse nuk po ruhet me standarde, vijon të shitet në informalitet me bidonë nga fermeri, duke mos krijuar vlerë të shtuar për ekonominë.

Deri në mbylljen e sezonit të vjeljes dhe përpunimit të ullirit (periudha nëntor-dhjetor) parashikohet që sasia e vajit të prodhuar për zona të caktuara të bjerë 30 deri në 70% krahasuar me vjet.

Prodhuesit dhe përpunuesit thanë se rënia e prodhimit u ndikua jo vetëm nga kushtet klimatike, peridiociteti i prodhimtarisë, karakteristikë për pemën e ullirit, por edhe nga mungesa e shërbimeve, për shkak të kostos së lartë të pesticideve dhe rritjes së kostos për fuqinë punëtore.

Parashikohet që prodhimi i vajit të ullirit të rritet me 60%, çka automatikisht do t’i krijonte humbje financiare edhe nëse do ta depozitonte prodhimin e ri për ta shitur pas një viti.

I njëjti fenomen ndodh edhe në Greqi. Sipas bisedës me Dhimitër Pavliqoti në Amfisa-Athinë  çmimi i vajit është ngritur shumë sepse ka rënë prodhimi i tij. Kjo edhe për kushtet e motit.

Me 300 rrënjët e ullinjve që jam në pronësi, thotë Dhimitri sivjet marr vetëm 50%të vajit të ullirit.

Ana Qyteti_ Ne Korçën tonë

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit