Për të kuptuar sesa e paaftë është KLGJ-ja dhe si e shkatërron përfundimisht sistemin gjyqësor bërja e një gjykate apelit të vetme në shkallë vendi, mjafton të bëjmë një analizë të thjeshtë të statistikave të cilat janë të vitit 2019 pasi Ministria e Drejtësisë nuk ka kohë të botojë Vjetorin për vitin 2020 dhe të situatës aktuale në Gjykatën e Apelit Tiranë. Sigurisht, këto të dhëna minimaliste do duhej të analizoheshin nga KLGJ së bashku me shumë tregues të tjerë, por që sigurisht një pjesë nuk duan dhe një pjesë ndoshta nuk dinë si ta bëjnë punën e tyre.
Vetëm për vitin 2019 në shkallë vendi çështje civile ka pasur pa gjykuar 15114 çështje dhe penale 4969. Pra gjithsej rreth 20083. Duke pasur parasysh që për çdo vit normal dhe jo si viti 2020 dhe 2021 me kolapsin që ka pësuar, vetëm për 2019 janë mbartur në shkallë vendi 4,254 nga 9,223 çështje në total dhe çështje civile janë mbartur 8253 nga 15114 në total. Pra janë mbartur rreth 62.27 %. Duke e krahasuar mbartjes me numrin e çështje të reja të ardhura për këtë vit prej 4,969 Penale dhe 6,990 civile ose në total 6990 çështje i bie që shtesa në mbartje të jetë më këto të dhëna i bie që shtesa për çdo vit të jetë rreth 5517 çështje.
Aktualisht vetëm Gjykata e Apelit në maj 2021 ka rreth 17000 çështje të pagjykuara. Kjo gjykatë civile në shkallë vendi në 2019 ka pasur rreth 30.6 % të ngarkesës në shkallë vendi dhe penale në shkallë vendi në 2019 ka pasur rreth 782 ose 8.47 % të ngarkesës në shkallë vendi.
Pra aktualisht mund të jenë afërsisht në shkallë vendi minimalisht rreth nëse marrin ngarkesën e Tiranës mesatarisht në 20 % në shkallë vendi rezulton të jenë në pritje rreth 85000 çështje dhe me mbartjet e reja dhe vendet e lira të tjera që krijohen çdo ditë mund të shkojë deri në fund të vitit rreth 100.000 – 110000 çështje.
Pra Gjykata e Apelit duhet të gjykoj të paktën 100.000 çështje që e ndarë me një ngarkesë normale 200 çështje në vit duhet të ketë 500 gjyqtarë për ti gjykuar brenda një viti ose 500 gjyqtarë për ti gjykuar brenda 5 vitesh dhe nëse trefishojmë ngarkesën 600 çështje në vit kërkon 166 gjyqtare për ti gjykuar për 1 vit dhe ose 166 gjyqtarë për ti gjykuar brenda 5 vitesh. Pa shtuar këtu rritjen e natyrshme për vitet në vijim.
Si përfundim kjo që po bëhet është një farsë për të gënjyer shqiptarët që kanë gjykata apeli dhe se gjykimi në apel do të jetë një makth që do të zgjasë më së paku 7-10 vjet kjo sidomos po t’i shtojmë faktin që do të gjykohen nga fillimit të gjithë çështjet në proces pasi do të duhen të rihidhen në short nga gjykata e re dhe për të mos harruar problemin e afateve dhe çështjet që do të rihapen për efekte të afateve të paraburgimit dhe masave të sigurimit për tu riverifikuar nga gjykata e re.
KLGJ baras shkatërrim i gjyqësorit dhe në rastin më të mirë injorancë e rëndë. Mua mu deshën 30 min për të bërë këtë analizë, ndërsa KLGJ me 150 veta personel s’ka kohë ta bëjë.
