Neser eshte nje dite vendimtare!
Neser eshte nje dite vendimtare per demokratet, kryesisht per lidershipin e ardhshem te saj. Neser fillon ose humbet beteja ndaj masakres elektorale Rama-Doshi. Neser demokratet kane shansin te kuptojne pse u refuzuan masivisht nga votuesit gri duke barazuar ose quajtur Bashen me te keq se Rama. Neser eshte nje dite vendimtare. Neqoftese neser brenda Partise Demokratike zgjedhjet do te vidhen ne favor te atij qe ka pushtet askush nga demokratet nuk duhet me te citoje, sulmoje ose te kete pretendime mbi vjedhjen e votave nga Rama-Doshi, sepse kur vjedh shtepine tende nuk mund te pretendosh mos te te vjedh kundershtari dhe neqoftese ti e riverteton (mbas vertetimit ne zgjedhje per kryetar PD 2017) qe drejtuesi i PD eshte me i keq se kryeministri mos shpresoni per asnje moment qe do keni nje mundesi te vetme per te mundur Ramen, sepse asnje votues gri nuk do ju besoj.
Neser eshte nje dite vendimtare per te gjithe ata qe duan te largojne Ramen dhe te jene te ndryshem nga Rama, duhet te fillojne duke larguar Bashen, si te keqen e madhe qe ka kapluar PD prej 8 vitesh.
Neser eshte nje dite vendimtare sepse nga e nesermja varet rezultati i zgjedhjeve parlamentare te vitit 2025!

