KreuAktualitetiJu mund të kërkoni të hiqni të gjithë ikonat shqiptare të filmit,...

Ju mund të kërkoni të hiqni të gjithë ikonat shqiptare të filmit, por nuk dekomunistizohet Shqipëria… denatyrohet shoqeria!

Ju mund të kërkoni të hiqni të gjithë ikonat shqiptare të filmit, por nuk dekomunistizohet Shqipëria… denatyrohet shoqeria!

Nese fshihni nga memoria Teto Ollgen ose Violeta Manushin nuk dekomunistizohet shoqeria por dekulurohet.

Nese hiqni Nicen e Kthimit te
Ushtrise se Vdekur ose Roza Anagnostin nuk dekomunistizohet shoqeria por denatyrohet letersia.

Nese hiqni Tanen ose Tinka Kurtin nuk dekomunistizohet shoqeria, thermohet guri i themelit te filmit shqiptar.

Nese hiqni Halit Beratin ose Bujar Lakon, nuk dekomunistizohet shoqeria, harrohet kabaja.

Nese hiqni Gjinon dhe Marigone , nuk dekomunistizohet shoqeria, iken tragjokomedia.

Nese iken Prefekti apo Robert Ndrenika nuk dekomunistizohet shoqeria, thjesht iken arti.

Nese iken I Teti ne Bronz me Ibrahim Kovacin dhe Sali Protopapen, apo Pirro Manin dhe Mevlan Shanaj nuk dekomunistizohet shoqeria, thjesht fshihen role antologjike te nje niveli te larte.

Nese fshihet Kapedani , kush mund te qendroje?

Nese hiqni rolet me protagonise Birce Haskon, Sander Prosin, Pandi Raidhin, Stavri Shkurtin, Thimi Filipin, Yllka Mujon, Timo Fllokon , Margarita Xhepen, Shkelqim Xhepen, e sa e sa te tjere te nje brezi te arte thjesht kemi rene ne nje llum injorance pa mbarim.

Nese me propozimin e nje projektligji tentohet te fshihen gjithe filmat shqiptar para viteve 90’ me argumentin e dekomunistizimit , ata qe jane aty per te bere ligje po lejojne injorancen per te vendosur fatin e artit shqiptar, atij te vertetit, po mohojne identitetin e nje shoqerie dhe nje kombi.

Fatkeqesi e madhe

Nga Josil Duro

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit