KreuAktualitetiJu, të nderuar studentë, ta ndieni veten realisht se jeni pjesa më...

Ju, të nderuar studentë, ta ndieni veten realisht se jeni pjesa më e rëndësishme e institucionit tonë, jeni ardhmëria e Universitetit!/ prof dr Dh.Bello

Suksese ju urojmë te gjithe studentëve te Universitetit “Fan. S.Noli” në Korçë. Në fakultetet e Universitetit u zhvilluan ceremoni per mirë se arrdhjen e studentëve,  ku përshëndetën dhe uruan dekanët e këtyre fakulteteve.

PËRSHËNDETJE E REKTORIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” , PROF. DR. DHIMITRI BELLO, ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT AKADEMIK 2021-2022

Të dashur studentë dhe pedagogë!
Ju përshëndes dhe ju uroj suksese për vitin e ri akademik 2021-2022!
Sot është një ditë që s’do të hiqet lehtë nga kujtesa jonë, sepse përmbyllëm me sukses një periudhë të vështirë për gati dy vite akademike dhe po fillojmë një vit akademik në auditor, me shpresë që nuk do të ndodhin më kurrë gjëra të tilla.
Në mënyrë të veçantë dua t’ju përgëzoj ju, studentët e viteve të para, që zgjodhët të përgatisni të ardhmen tuaj në Universitetin e Korçës, duke ju siguruar se këtu do të gjeni një mjedis pune të ngrohtë dhe bashkëpunues, për t’u përgatitur si specialistë të zotë në profesionet tuaja.
Stafi akademik dhe punonjësit ndihmësmësimorë do të punojnë me përkushtim që ju, të nderuar studentë, ta ndieni veten realisht se jeni pjesa më e rëndësishme e institucionit tonë, jeni ardhmëria e Universitetit!
Fillimi i këtij viti akademik përkon me një ngjarje të rëndësishme: është 50-vjetori i krijimit të Universitetit “Fan S. Noli”, që mban prej vitesh vlerësimin e lartë “Nderi i Kombit”, si institucioni më i madh mësimor-shkencor në rajonin juglindor të Shqipërisë. Kjo ngjarje, e cila do të përcillet me disa veprimtari, le të jetë një shtysë tjetër për të punuar edhe më shumë për lartësimin e emrit dhe të statusit të Universitetit tonë në arsimin e lartë në Shqipëri dhe në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë.
Viti akademik që po nisim është i mbushur plot me punë të rëndësishme: do të rritet edhe më tej cilësisht procesi mësimor, që ju të pajiseni me kompetencat e duhura dhe me praktikën e nevojshme për profesionin tuaj; do të punohet për procesin e akreditimit të programeve të tjera të studimit, por, mbi të gjitha, është puna për ndërkombëtarizimin e universitetit tonë, duke hapur programe të përbashkëta studimi me universitete të vendeve perëndimore, për çka në këtë vit akademik do të ketë dhe rezultate konkrete.
Edhe një herë ju uroj të gjithëve një vit akademik të mbarë dhe të frytshëm!
Me respekt,
Prof. dr. Dhimitri Bello

#Viki Jano

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit