JUNG: “TË MBAHESH TEK VETVETJA …”
“Mundet të miratosh ligje të mrekullueshme, e megjithatë, njerëzit të vazhdojnë të jenë krejt të pamoralshëm. Nuk ka Kod Penal që të mund të krijojë qënie të moralshme: norma “ti duhet që …” është thjesht një lloj hullie që të ndihmon të mbash rrugën e drejtë, teksa je duke ecur sa majtas djathtas.
Por, që në jetë të ecësh drejt, mësohet vetëm duke mos qenë i shtrënguar të ecësh në asnjëlloj hullie; vetëm kështu mësohet çfarë janë bindja dhe përgjegjësia e vërtetë.
Përderisa je duke ecur mes dy muresh, prej nga është e pamundur të dalësh jashtë, nuk ka liri dhe as përgjegjësi dhe, aq më pak, ndonjë lloj virtyti tjetër; mund të jeni i dehur qyqe e megjithatë të ecni drejt. Nëse nguceni mes dy muresh, thjesht është e pamundur që të ecni zigzag. Tanimë, mundet që përgjatë qindra vjetësh që karakterizojnë një qytetërim të qëndrueshëm, të mund të mbizotërojë një kusht i tillë: një rrugë e sigurt, e kufizuar nga mure të forta.
E megjithatë, vjen një kohë kur këto mure bien dhe nga ky çast papritur gjendemi në kushtet kur duhet të mbahemi tek vetvetja. Gjithçka vihet në diskutim dhe atëhere kemi nevojë për një udhëheqje të brendshme, të cilën vlerat e shoqërisë nuk janë më në gjendje të na i ofrojnë.
Kështu, qëndrueshmëria e botës do të mbështetet vetëm mbi besueshmërinë tonë, mbi faktin se duhet të mbahemi tek vetvetja.”
Carl Gustav Jung (1875-1961), Seminare mbi Zarathustra-n e Nietzsche-s
© shqip h.l.
Henrik Ligori_ NË Korçën tonë
@NNewIn.Al

