KreuAktualitetiKa gjëra që "lindin" për të vdekur, Ka gjëra që "vdesin" për...

Ka gjëra që “lindin” për të vdekur, Ka gjëra që “vdesin” për të “mbetur”!/ A. Trebicka

Ka gjëra që “lindin” për të vdekur,
Ka gjëra që “vdesin” për të “mbetur”!

Jeta lind

Dhe vdesin orët, vdesin ditët,
Vdesin “pse-të”, pa një “sepse”,
Dhe vdesin vlerat, vdesin ndjenjat,
Vdesin njerëzit, por s’vdesin më!

Megjithatë nuk vdes asgjëja,
Ajo që ndodhet brenda nesh,
Mbase dhe mund të vdesin ëndërrat,
Të vdesë dhe shpresa bashkë me të!

Po kështu, nuk vdesin dashuritë,
Për një diçka, a për dikë,
Nëse vdes loti dhe buzëqeshja,
Vdesin dhe njerëzit, një nga një!

Ka gjëra që “lindin” për të vdekur,
Ka gjëra që “vdesin” për të “mbetur”!

Arben Petro Trebicka

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit