Shtëpia ime
Kam mall për ty, shtëpia ime e vjetër,
Vërtet kam mall!
Për sokakët e lagur mëngjeseve,
Që ndjenjat ngjall!
Në shpirt kam dhimbje, shtëpia ime e vjetër,
I tretur jam!
Ndihem si hije mes kalimtarësh,
Dhe shpresë nuk kam!
Kam hall për ty, shtëpia ime e vjetër,
Vërtet kam hall!
Në pragun tënd, do të ulen të tjerët,
Do të hapin plagë!
Për ty derdh lot, shtëpia ime e vjetër,
Se më s’të kam!
Vazhdoj të quaj, dashuria ime,
Puthja e parë!
Më vjen të plas, shtëpia ime e vjetër,
Më vjen të plas!
S’di a do të kem në një jetë tjetër,
Do të jem shumë larg!
Arben Petro Trebicka
@NewsIn.Al

