Kam rrudha….FEMËR
U pashë në pasqyrë dhe vura re se kisha shumë rrudha , përreth syve, buzëve, e në ballë.
Kam rrudha sepse kam patur miq dhe ooo Zot sa kemi qeshur , kemi qeshur shume , kemi qeshur me lot…
Pastaj njoha dashurinë që më mbushi shpirtin e më bëri të lotoj prej lumturisë .
Kam rrudha sepse jam kujdesur , kam ndenjur pa gjume , jam shqetësuar , jam lumturuar për fëmijët e mi …
Kam rrudha , sepse kam qarë, për njerëzit që kam dashur dhe janë larguar , për pak kohë apo përgjithmonë ose pa e ditur “pse”.
Kam kaluar netë të tëra pa gjumë , duke studiuar , lexuar , mbi projekte , te suksesshëm e të deshtuar …
Kam parë vende të mrekullueshëm , që më kanë lënë gojëhapur , vende të lashta , antike që më kanë bërë të mallëngjehem …
Pas çdo rrudhe a shenje të fytyres dhe trupit tim , fshihen histori , emocione që kam përjetuar …bukuria ime e brendshme e
nëse do t’i fshija këto , do të fshija veten time .
Çdo rrudhë eshte një hap i jetës time , një rrahje zemre…albumi fotografik i kujtimeve të mia më të rëndësishme.
Paola Treska_Në Korçën tonë
@NewsIn.Al