KreuPe KorceKampionët nuk vdesin me vdekjen! Milutin Kërçiç, Mili ynë...

Kampionët nuk vdesin me vdekjen! Milutin Kërçiç, Mili ynë…

Kampionët nuk vdesin me vdekjen!
Milutin Kërçiç, Mili ynë…/ nga Ilir Jano

Për të gjithë ne që të njohëm nga afër, për të gjithë korçarët dhe sportdashësit që të panë të vallzojë me topin në fushë ti mbetesh Krojfi i Skënderbeut, “i huaji” që shumë rrallë të përmëndnin mbiemrin!
Sot kampioni bën 2 vjet që u nda nga jeta, por “vrasja” e tij filloi që në rini…
Talenti i tij ishte i padiskutueshëm dhe ishte normale që të binte në sy të të gjithëve. Por si shumë gjëra të tjera në jetën tonë edhe për fatin e Milit, fjalën e fundit e kishte partia…
Atij i ndaluan të dilte jashtë vendit, të luante futboll në Europë me Skënderbeun edhe Kombëtaren…aq ja lanë hapin, aq sa ata donin, jo aq sa ai e kishte…dhe natyra e tij rebele “e pranoi” dhe jetoi me këtë.
Në një bisedë të rastësishme në korrik 1983 në Shkollën e Marinës në Vlorë, midis të tjerash Bejkush Birçe, tranieri i asaj kohe të Partizanit fliste me superlativat më të mëdhaja për Milin!
Klasi i tij i kalon kufijtë e Shqipërisë…”Nëse një ditë do drejtoj Kombëtaren do e grumbulloj patjetër, të paktën për të luajtur në Shqipëri…”
Dhe të gjithe ne e mbajmë mend atë ndeshje në Tiranë me Austrinë e madhe të voteve 80…sapo hyri fitoi penallti, mes thirjeve e duartrokitjeve të tifozëve !
Korça ka nxjerrë shumë futbollistë të mëdhenj dhe me shume emër, ka nxjerrë kampionë të mëdhenj që ne i respektojmë dhe vlerësojmë në maksimum, por Milutin Kërçiç mbetet talenti më i madh – “holandezi fluturues”!
Ne kurrë nuk mund të të harrojmë Mili…do të mbaj mend gjithmonë në atë golin që shënove në minutën e 90 me Tiranën, nga qoshja e gjashtëmbëdhjeçit, nga ana e Skenderbeut…
Akoma ato thirrje “dëgjoj”, kur gjithë stadiumi i tejmbushur buçiste Mili, Mili, Mili…
I paharruar do mbetesh “Zogë”!
Ilir Jano

@Newsin.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit