Kaos në Lindjen e Mesme: Izraeli i përgjigjet sulmit të papritur të Hamasit me 5000 raketa me bombardime
Ushtria izraelite ka nisur sulmet ajrore në Rripin e Gazës pas sulmit të nisur nga grupi islamik Hamas kundër Izraelit, sipas gazetarëve të AFP në Gaza.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë të shkurtër se disa “dhjetëra avionë luftarakë (të saj) aktualisht po godasin një numër objektivash” që i përkasin Hamasit.
Më herët të shtunën në mëngjes, lëvizja islamike Hamas nisi sulmin e saj më të madh ndaj Izraelit në vite, në një lëvizje të befasishme që kombinoi kalimin e kufirit me njerëz të armatosur me një breshëri të madhe raketash nga Rripi i Gazës.
@NewsIn.Al

