Kokainë dhe banane…një rrugëtim që nuk ka mbarim…
Një sasi kokaine është kapur në Portin e Durrësit pasditen e kësaj të enjteje.
Klan News raporton se droga është gjetur nga autoritetet kufitare të portit brenda një konteineri të ardhur nga Ekuadori.
Agjentët e anti-drogës kanë patur informacione për lëndë narkotike dhe kokaina u zbulua me ndihmën e qenit anti-drogë.
Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar deri tani është 30 kokainë, por vijon ende peshimi. /tvklan.al
@NewsIn.Al
