Katet pa leje, paralajmërimi i Ramës: Do konfiskojmë gjithë godinën
Rama e cilësoi ndërtimin pa leje të kateve si një shkelje ligji me vetëdije, ndersa shtoi se nuk do ketë konfiskim të pjesshëm të këtyre godinave, por të plotë.
Ai theksoi se këto ndërtesa do kalojnë në duart e shtetit dhe do përdoren për strehim, për njerëzit në nevojë.
“Kur vjen puna te shkelja e lejeve të ndërtimi, mbi 2% të kufijve të lejeve. 2% është normale, por kur tejkalon dhe shkelet do të provokojë sekuestrimin e të gjithë ndërtesës jo të pjesshme.
Ndërtimi i kateve shtesë për qëllim fitimin, nuk bëhet në një moment, por me muaj, janë një shkelje me vetëdije. Do sjellë kalimin e menjëherë të asaj prone në duart e shtetit. Do të mbrohen blerësit dhe do përdoret pjesa tjetër për strehim, për njerëzit në nevojë“, tha Rama.
@NewsIn.Al
