Sunday, August 9, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKefalonia: Ky është 25-vjeçari shqiptar që goditi me thikë 73-vjeçarin grek gjatë...

Kefalonia: Ky është 25-vjeçari shqiptar që goditi me thikë 73-vjeçarin grek gjatë grabitjes

Kefalonia: Ky është 25-vjeçari shqiptar që goditi me thikë 73-vjeçarin grek gjatë grabitjes

Emrat dhe fotot e dy shqiptarëve të arrestuar për grabitjen dhe plagosjen e rëndë të një 73-vjeçari në Kefaloni  mbrëmjen e së mërkurës janë publikuar nga mediat shqiptare.

Sipas mediave shqiptare, 25-vjeçari, i cili akuzohet se ka goditur 10 herë me thikë 73-vjeçarin, duke e plagosur rëndë, është Klodian S.

Fillimisht ata thyen dritaren e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ku 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari ruante

Me të në grabitje ishte edhe bashkatdhetari i tij 18-vjeçar Jordan B., i cili sipas ELAS-it ruante , ndërsa 25-vjeçari e ka rrahur dhe therur me thikë 73-vjeçarin në Kefaloni.

Sipas ERT, kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur afërsisht 10 herë në bark dhe në teh të shpatullës. Më pas dy grabitësit u larguan.

Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë, duke u shembur në shtëpinë më të afërt që gjeti.

Më në fund, dy shqiptarët u arrestuan pasditen e së enjtes nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit (OPKE) të Kefalinisë.

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments