KreuKulturë / ArtKëto ditë gushti janë ditët e Dorit. Ndjehem i privilegjuar që mësimet...

Këto ditë gushti janë ditët e Dorit. Ndjehem i privilegjuar që mësimet e para të lirisë i mora prej këtij njeriu të madh/ Gjergj Zefi

Në kujtim të Teodor Kekos,

Gjergj Zefi

Këto ditë gushti janë ditët e Dorit.
Mësimet e para për lirinë në kuptimin universal të saj i kam marrë prej këtij njeriu të madh …
Ndjehem i privelegjuar!

Kur e di se do të vdesësh

Teodor Keko

Kur e di se do të vdesësh
pemët kanë më shumë lule

dhe me shumë yje qielli ka
më të mirë dhe më të çuditshëm
janë njerëzit
që nuk e kuptojnë se hija e trupit të
tyre është vetë vdekja.

kur e di se do të vdesësh
toka është pjellore, si grua,
dhe qielli ta shuan përjetësisht
etjen me shirat e tij
dhe avionët nuk fluturojnë për t’u
rrëzuar,
dhe njerëzit nuk lindin për t’u
bërë nesër të liq.

Më mirë ta dish se do të vdesësh!
lulet lule do të jenë

dhe nuk do të
kundërmojnë me trishtim
dhe njerëzit do të kthehen më shpesh te
distributori i harruar
të furnizohen falas me besim….

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit