KreuKulturë / ArtKi gjithmonë parasysh: një akt bamirësie sado i vogël, por që shoqërohet...

Ki gjithmonë parasysh: një akt bamirësie sado i vogël, por që shoqërohet me zemër e pasion të madh, mund të bëjë mrekullira.

Tregohet se profeti dhe mbreti Sulejman a.s, (Solomoni) ishte i ftuar të marrë pjesë në një ceremoni dasme, pasi martohej djali i një fisnikut.

Atij i vjen engjëlli i vdekjes dhe i tregon se djali që martohej, do të vdiste ditën e martesës. Profeti Sulejman u ndje në siklet nga kjo, prandaj dhe vendosi të mos shkojë në dasëm.

Pasi kishte përfunduar ceremonia e dasmës, babai i dhëndrrit shkon te mbreti Sulejman dhe e kritikon që nuk kishte ardhur në dasmen e djalit të tij.

Profeti nuk dinte çfarë përgjigje të i japë.
Pasi ai u largua, profeti Sulejman a.s e pyeti engjëllin e vdekjes se çfarë kishte ndodhur që djali i atij fisnikut nuk kishte vdekur atë ditë.

Engjëlli i vdekjes i tha “isha rrugës pë ta ndarë nga kjo botë, dhe më vjen një urdhër tjetër për t’a kthyer. Shkaku ishte se një zonjë e moshuar dhe shumë e varfër, ishte afruar pranë dasmës.
I ati i dhëndrrit e kishte parë dhe e kishte pyetur se çfarë halli kishte.

Ajo i kishte thënë se ishte e uritur, dhe i ati i dhëndrrit nuk i kishte dhënë çfarëdo lloj ushqimi, por ushqim mbretërish, pikërisht ushqimin tënd.
E moshuara në ato çaste, me lot në sy ishte lutur “Zoti i dhashtë jetë të gjatë dhëndrrit o njeri i mirë” dhe Zoti ia pranoi lutjen në çast.

Nëse kalon pranë një harabeli i cili po pi ujë në një pellg, mos iu afro, por lëre të qetë deri sa të shuajë etjen. Ky akt është tregues i mirësisë në zemrën tënde dhe do të vlerësohet nga Zoti.

Nëse një macë të pret rrugën, mundohu ta shmangësh dhe mos e shtypësh me makinë. Kush mëshiron krijesat e Zotit, mëshirohet prej Zotit.

Nëse dëshiron të hedhësh thërrimet e ushqimit, hidhi pranë një foleje milingonash. Ashtu siç u çove të mira andej nga nuk e prisnin, mund të të vijnë edhe ty të mirat andej nga nuk e prisje.

Ki gjithmonë parasysh: një akt bamirësie sado i vogël, por që shoqërohet me zemër e pasion të madh, mund të bëjë mrekullira.

Blerta Kasapi Frashëri

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit