Kim Jong Un dërgoi 90 balona plehrash dhe mut në Korenë e Jugut
Një… taktikë e pistë e viteve 1950 u vendos nga Koreja e Veriut për t’u hakmarrë ndaj Koresë së Jugut. Kim Jong Un dërgoi të mërkurën 90 tullumbace në dy provinca plot me fekale dhe mbeturina! Balonat në provincat Gyeonggi dhe Gangwon janë duke u analizuar nga autoritetet përkatëse.
Ushtria e Koresë së Jugut ka paralajmëruar qytetarët që të mos prekin balonat e bardha dhe qeset plastike të lidhura me to, pasi ato përmbajnë ” mbetje të pista dhe mbeturina “.
Kjo taktikë ishte e zakonshme gjatë Luftës së Koresë, kur të dyja palët i dërgonin “dhurata” të pista njëra-tjetrës.
” Grumbuj mbeturinash dhe papastërtie do të shpërndahen së shpejti në zonat kufitare dhe në brendësi të Koresë së Jugut dhe ata do të përjetojnë vetë se sa shumë përpjekje kërkohet për t’i hequr ato, “ tha zëvendësministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut Kim Kang Il të dielën e kaluar, siç raportohet. nga BBC.
Burimi i fotos: Print Screen
@NewsIn.Al

