KreuAktualitetiKjo ishte reforma për të gjithë hallexhinjt që fërkonin barkun për ata...

Kjo ishte reforma për të gjithë hallexhinjt që fërkonin barkun për ata që shkarkonte vetingu. Tani prisni nga 10 vjet për të marë vendim.

Kjo ishte reforma për të gjithë hallexhinjt që fërkonin barkun për ata që shkarkonte vetingu.
Tani prisni nga 10 vjet për të marë vendim.

Sipas vendimit të datës 30 dhjetor 2021, prokurorja Doloreza Musabelliu ka kërkuar pushimin e procedimit penal për ish-kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe ish-gjyqtarët Aleksandër Muskaj, Artan Zeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari dhe Tom Ndreca.

“Në plotësimin e deklaratës veting të pasurisë dhe të deklaratave periodike dhe vjetore për periudhën 2003-2016… mund të ketë pasur pasaktësi që klasifikohen si të natyrës administrative apo jo në përputhje me ligjit nr.84/2016, por që nuk përmbajnë elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 257/2 i Kodit Penal, në kuadër të deklarimit të rremë apo të fshehjes së pasurisë,” thuhet në kërkesën e prokurores Musabelliu.

Koodinatorja për marrëdhëniet me mediat në SPAK, Xhuljeta Krasta i tha BIRN se kërkesa e pushimit të procedimit penal nuk ka marrë ende miratimin e gjykatës.

Hetimi ndaj shtatë ish-zyrtarëve të lartë të drejtësisë nisi në prill 2020 pas një kallëzimi të dorëzuar në SPAK në adresë të 20 magjistratëve të niveleve të ndryshme, të cilët akuzoheshin për vepra penale që lidheshin me evazionin fiskal dhe fshehjen e pasurisë. Një referim i dytë me emra ish-gjyqtarësh u dërgua në SPAK nga policia gjyqësore.

Materiali kallëzues u nda dhe çështjet për 10 magjistratë u dërguan për kompetencë në prokuroritë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

E çuditshme është se nuk pati ndonjë reagim pas ketij vendimi. Me pak fjalë, drejtësia flet me gjuhën që ka qenë e meduar të flasë.

Av.Esmerald Xhafa

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit