Saturday, March 14, 2026
spot_img
HomeKulture / ArtKjo skica poshte, me sjell Driteroin syve dhe mendjes. Ai dinte dicka...

Kjo skica poshte, me sjell Driteroin syve dhe mendjes. Ai dinte dicka qe nuk ma tha kurrë ate nate./Ilnisa Agolli

Kjo skica poshte, me sjell Driteroin syve dhe mendjes.

Nga kujtimet e gazetares Ilnisa Agolli

Ai dinte dicka qe nuk ma tha kurrë ate nate.
Plot kater vjet, do te me kushtonte nje fjale. Driteroi, ma krahasoi fjalen me liqenin. Me tha se do e shihja liqenin c’do vit e me shume, e se do te heshtja si ai c’do vit e me gjate … nese do e braktisja nje dite kete eksplorimin ne kete miniere shkronjash.
Ishte gushti i vitit 2014!
Kisha gati dy muaj ne Pogradec.
E mbaj mend se s’duhet te lodhej shume, sapo kishte ardhur te qendronte nje jave. S’duhet te pinte dhe te rrethohej zhurmes se muhabetqareve ( sepse e donte kete rutine qe binte si gripi e mandej kur shtrohej tavolines te paloste ore e ore…)
Hapi nje shishe vere, ndersa po i lexoja ato me te mirat, kur befas ndali tek kjo qe do te lexoni poshte.
Ia lexova tre here! Pastaj me tha lexoje me mend duke pire veren. Pas pak me pyeti:
– Ku e shkrove kete?
– Ketu, ne Pogradec, i thash.
– Ti me sjell ne mend Migjenin me keto qe shkruan,hajde bejme nje fotografi tha, fare papritur. E mbaj mend si tani sa me perqafoi.
” … domethene, kur zhurma e botes fle gjume ti ben rremuje. Ngaterrove dhe priftin ?Keshtu ? – qeshi pastaj.
Ti po sillesh si shkrimtare. Por ata nuk e kuptojne kurre si sillen! Kur zhurma botes fle gjume dhe ti mendo me ze dhe do ta shkruash rremujen e mbiemrit tone siç duhet. Veri nje shenje kesaj poezie dhe nje firme ne fund kur te besh sikur do e palosesh rafteve. Mendimet e tua jane per faqe romani po ti zgjedh me te veshtiren, ti ndash vellimet vec. Veri nje shenje, nenvizo gjelin dhe priftin , tha. Mos e zgjat shume , e dime , mendimet e tua dhe ne gjume bejne zhurme…”

MENDIME

Kur zhurma e botës fle gjumë
në fakt nuk fle.
Fshihet akrepave të kohës si një e pamëkatë dhe përgjon çatinë e fqinjit.
As unë nuk fle!
E gjej veten duke u ndeshur me mullinjtë e frikës dhe flak orën nga dritarja mbi kotecin e pulave të Vitos.
Ato flene top se nuk e dinë që ajo do i therri
në mengjes dhe do fitojë ca para duke i mallkuar me vete të gjithë ” mos i hëngshi”.
Vito ështe bullafiqe dhe ka mustaqe.
Kur zhurma e botës fle gjumë, një si gjendje e pagojë ma çon mendimin në tavernën e mëhallës dhe ul në një tavolinë që s’i duhen fjalët.
As parate!
Ku Zeusi, i bie lirës dhe tingujve të dërgon kujtimeve.
E ato mungojnë gjithmonë, si pulat.
Ku Hera, zbulon gjinjtë dhe porosit me zë të ngjirur një dashnor.
Dhe ai harron gjithmone te te doje, si njerezit.
Ku Apolloni, dy hapa larg , deh një prift që lotëve me zë të lartë e pyet : A ka Zot?
Ai donte të bridhte lakuriq manastirit.
Si gjeli
që nuk i kish dhënë kurre pulave kurajo
dhe që pas mesnate
enderronte Viton lakuriq.

Kur zhurma e botës bën sikur fle duke u fshehur shtratit,
mendja ime hënëzohet.
Mbyll dritaren!
Nxjerr buzëkuqin dhe lyej thonjtë.
Ajo nuk fle më gjumë,
qysh se dëshirat e mija përvëlojnë grykës
për pak zhurmë prej kotecit.
Kjo është e gjitha :
dhe botës ende i eksitohet këqyrja dhe zhgërryhet në zhavorr kureshtish
ndërsa mendimet e mija
kacavjerrë mehallës
ende pijnë verë Rose.
Kjo është e gjitha bashke me
një prift që diku
mbi nje kryq me rroba
thote se çdo natë fle…

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments