Klodian Zoto dërgon një ‘mesazh’ nga arratia…kërkon pafajësinë!
Biznesmeni i inceneratorëve, Klodian Zoto, i shpallur në kërkim, ka kërkuar pafajësinë nga arratia, përmes avokatit të tij.
Përmes avokatit të tij, Zoto, i kërkoi pafajësi Gjykatës së Posaçme për akuzat kundër tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit.
Fillimisht avokati Ardian Leka tha se nuk besonte në një gjykim të paanshëm për klientin e tij, për shkak të lakimit të emrit të Zotos nga media dhe politika.
Kujtojmë se emri i Zotos doli edhe në dosjen e SPAK kundër ish-ministrit Arben Ahmetaj, ku biznesmeni kishte paguar shuma të ndryshme parashë kundrejt Ahmetajt, për të marrë favore nga ai.(sot)
@NewsIn.Al

