🎙️ Konferenca për shtyp e përmbledhur e Luciano Spalletti :
⸻
Rëndësia e tifozëve:
“Ka ndeshje që nuk luhet vetëm me futboll, por ndërtohet me gjithë ambientin. Na duhen sy dhe zemër tifozësh. Kur publiku na mbështet, bëhemi më të fortë. Këtë herë u kërkoj tifozëve të jenë pranë nesh.”
Yildiz:
“Është një lider, edhe pse i ri. Tregon qetësi dhe dëshirë për të mësuar edhe në momentet e vështira. Sot stërviti pjesërisht, por donte të luante dhe ndihet gati.”
Di Gregorio dhe grupi:
“Duhet të mësojmë të jemi të lirë, të mos varen nga kritikat e të tjerëve. Në ekip, përgjegjësitë ndahen. Secili duhet të kujdeset të mos humbasë topin dhe të japë opsione për pasim. Bashkimi bën diferencën.”
Sfida e ndeshjes:
“Është një sfidë e vështirë, por së bashku me publikun do japim maksimumin deri në fund. Çdo ditë është mundësi për të bërë më mirë.”
Rëndësia e ekipit:
“Nuk duhet të bëhemi të ndryshëm, por një version më i thellë dhe më solid i vetes. Ekipi ka vlerë kur luan i bashkuar. Duhet unitet, bashkim dhe thellësi në konceptin e ekipit.”
#JuveGalatasaray
@NewsIn.Al

