KreuAktualitetiKontroll “blic” në burgun e Drenovës, çfarë u gjet në qelinë e...

Kontroll “blic” në burgun e Drenovës, çfarë u gjet në qelinë e Laert Haxhisë

Kontroll “blic” në burgun e Drenovës, çfarë u gjet në qelinë e Laert Haxhisë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zhvilloi një kontroll të befasishëm në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës, në kuadër të luftës kundër sendeve të paligjshme dhe për kufizimin e veprimtarisë së grupeve kriminale edhe pas hekurave.

Gjatë këtij kontrolli, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të burgjeve konstatoi praninë e një aparati celular në qelinë e Laert Haxhiut – i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjes në vitin 2017, ku humbën jetën dy persona. Objektiv i atentatit atëherë ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, i cili i shpëtoi plumbave pasi ishte larguar pak minuta më parë nga vendngjarja.

Ndërkohë, Haxhiu është aktualisht nën hetim edhe për një tjetër çështje të rëndë penale në Gjykatën e Posaçme, ku po gjykohet për disa episode kriminale, përfshirë vrasje dhe grabitje, në një proces që mbështetet edhe mbi dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani.

Ky rast ngre sërish pikëpyetje mbi kontrollin dhe sigurinë brenda ambienteve të burgjeve, si dhe aksesin e të dënuarve të rrezikshëm në mjete komunikimi të ndaluara.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit