- Kontroll në burgun grek të Nafplios për tre shqiptarët e rrezikshëm…(emrat)
Policia greke ka kryer kontrolle në një qeli të tre të burgosurve shqiptarë në burgun e Nafplios, pas informacioneve për mbajtje të sendeve të paligjshme nga ana e tyre. Kontrolli është ushtruar në qelinë e Gëzim Hamiti, 51 vjec i cili ndodhej së bashku me 38-vjecarin Geni Cato nga Përmeti dhe 45-vjeçarin Edmond Perbasha nga Mirdita.
Cato është person me precedentë të rëndë penalë, i akuzuar si pjesë e grupeve mafioze greke që kontrollojnë jetën e natës. Ai ndodhet i arrestuar si autor i një atentati, ku nga një motorr u hap zjarr ndaj një automjeti në lëvizje, si dhe për “shkatërrim prone me eksploziv” të një karburanti.
Edmond Perbasha ndërkohë, ndodhet i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal të cilin ai e drejtonte, të akuzuar për “trafik droge”, “shkatërrim prone me eksploziv”, “shkatërrim prone me zjarr” e “rrahje”. Përbasha ka qenë më parë në burgun e Janinës, nga ku u transferua, pasi gjatë një hetimi u zbulua se bashkëpunonte me gardianë për shitje droge e pastrim parash. Ai është i dënuar edhe me 20 vjet burg për grabitje me armë.
Gëzim Hamitit policia i ka gjetur dhe sekuestruar një shkop metalik 48.5 cm, 1 celular dhe 1 modem, Catos i janë gjetur dhe sekuestruar 2 celularë, ndërsa Edmond Përbashës, i janë gjetur dhe sekuestruar po ashtu 2 celularë.
@NewsIn.Al