KreuKulturë / ArtKORÇA ime... "Në s'më mbajte dot moj Korçë, unë të mora pas...

KORÇA ime… “Në s’më mbajte dot moj Korçë, unë të mora pas me vete…”

KORÇA ime

Në s’më mbajte dot moj Korçë
Unë të mora pas me vete
S’ma ndryshoi dot kjo botë
Korçarllëkun nëpër deje.

Korça ime, dhimbja ime
Ëndërr lënë në mes të udhës
Shpresë prerë nëpër vite
S’të harroj kurrën e kurrës.

Ti askujt fajin s’ja pate
Të tjerë patën për ty faj
Pak shtëpi mbushën me halle?
Pak shëmtuan çdo sokak?

Pak të prekën bukurinë?
Pak të plakën para kohe?
Pak degdisën nusërinë
Ndër të huaj, shërbëtore?

Pak t’i vranë serenatat?
Pak kulturën syrgjynosën?
Në liri t’i vunë prangat
Në të gjallë të varrosën.

Pak të zhvatën, të rrëmbyen
Lakuriq të lanë në rrugë
Dhe paturpësisht u kthyen
Më të ndershëm se një kurvë!?

Pak…..

Pak…..

Lërmë aman, mos them akoma
Se akoma kam ç’të them
Ti për mua mbetesh, KORÇA
Ata “Pak”, shkofshin në ferr!

@Edmond Shallvari
Nga libri me poezi, Ç’u bëmë kështu!(2008)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit