Tuesday, July 8, 2025
spot_img
HomeAktualitetiKorçari i harruar, ish kampion i botës në mundje!

Korçari i harruar, ish kampion i botës në mundje!

Grimca historike

Kampioni Shqiptar i derrmuar nga injoranca dhe harresa

Sot eshte dita internacionale e muzeumeve. Ne shume vende te Botes, muzeumet hapin dyert per vizitoret pa ju kerkuar atyre te blene bilete.
Natyrisht, jo te gjitha muzeumet jane institucione serioze dhe me vlere. Ne shume raste ato jane platforma manipulimi dhe tjetersimi. Megjithate, edhe ne keto raste, vizitori mund ti vleresoje dhe interpretoje materialet e ekspozuara nga kendveshtrimi i tij personal.

Per mua, varrezat perfaqesojne nje lloj muzeumi me vlera unike, jo vetem per arsyen se ato i viziton pa pagese.
Aty mund te shohesh si kane ndryshuar njerzit gjate rrjedhes se shekujve. Ne te njejten kohe, ndjen perpjekjen e deshperuar te ‘Nentokesoreve’ per t’ju treguar historite e tyre ‘Mbitokesoreve’. Kuptohet, te gjallet kane problemet e momentit dhe nuk duan t’ja dine per te vdekurit. Ose, i injorojne ata me vetedije te plote.
Kot nuk thone: Te gjallet me te gjallet. Te vdekurit me te vdekurit.

Mbase ky eshte nje perafrim i sakte. Megjithate, niveli i respektit per ata qe lane gjurme historike eshte nje indikator i nivelit edukakitv, moral dhe shpirteror i nje shoqerie te caktuar.

Per ta bere pozicionin tim sa me te qarte, do te ndalem vetem tek nje person; Peter Sturgis.
Ne mesin e viteve 1920, ai ishte shpallur Kampin Boteror Mundje. Lajmet e ne gazetat amerikane te kohes e ngrinin lart ate si “Albanian Champion”/”Kampioni Shqiptar”.

Gjate aktivitetit sportiv, ai pati nje demtim ne kuriz/shtyllen kurizore. Mbase kjo ishte nje arsye e forte qe e detyroi ate te kthehej ne Shqiperi ku pati nje jete te qete dhe mbyllur ne rrethin e tij. Ne vitet e mija te femijerise dikush shkrojti edhe nje lloj novele me motive nga jeta e Sturgis.
Ai vdiq ne vitin 1972. Varri i tij mirembahej nga te afermit, qytetaret qe e kishin njohur, apo degjuar per Petron, sic e therrisnin ne Korce.

Pa u zgjatur me tej, me poshte tregohen disa foto te varrit te tij sot. Gjithashtu disa publikime sportive te shkeputur nga gazetat amerikane te kohes kur Sturgis luftonte per tu ngjitur ne shkallet me te latra te karrieres sportive.

Besoj se kemi te bejme me nje muzeum pa para dhe me mesazhe kuptimplota …

Petro Prodani

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments