Korçë, 1943 – Ushtria italiane qëlloi drejt protestuesve duke vrarë 59 vetë dhe plagosur 120 të tjerë… Masakra italiane e 9 shtatorit, më e përgjakura në qytet!
Masakra e Korces para 79 vjeteve, ne 9 shtator 1943.
Nje dite pas kapitullimit te Italise, ne 9 shtator 1943 ne qender te Korces, tek sheshi para katedrales ortodokse, u mblodhen mijra vete per te festuar por ushtria italiane qelloi drejt tyre duke vrare 59 vete dhe plagosur 120 te tjere.
Ishte Monumenti i Ushtarit të Panjohur, ai që shpëtoi shumë jetë njerëzish…
Nga nje postim i para nje viti i zj Klara Celo shkeputa kete pjese – ‘’Shfletova kujtimet e veteranes nenes sime Ollga Mitrushi ish Kryetare e BGASh (dega Korce ) ku shkruan per pjesemarrjen e grave dhe vajzave ne Demostraten antifashiste me rastin e kapitullimit te Italise… Permend ne kujtimet e veta grate e vajzat e vrara ate dite – Aneta Terova, Jorgji Lubonja, Dhora Pendavinji, Marieta Luarasi, Pasa Gjino, Katerina Kallanxhi, Efterpi Xoxe, Aleksandra Bojdani, Frosina Plaku, Lisaveta Balli, Pulike Kristo, Fani Velko, Ana Laveri, Marjanthi Panariti, Ana Stefa, Angjelina Tupa, Vanthi Nashi, Olimbi Kita etj’’ .(Sipas nje gjenerali italian –Populli i Korces bashke me ushtare dhe civile italiane bene nje demonstrate ku therrisnin ‘’Poshte gjermanet, rrofte Italia, rrofte Shqiperia e lire’’por nje autoblinde qe doli nga komanda e divizionit hapi zjarr duke vrare 20 vete dhe plagosur 150 te tjere), por sipas deshmitareve kane qelluar me arme edhe ushtare italiane, jo vetem autoblinda, si dhe asnje italian nuk eshte vrare.
NëKorçën tonë – Kozma Borova
@NewsIn.Al

