Korçë 8.4.1939 ,
proces verbal i Bashkisë Korçë për situatën e krijuar pas pushtimit Italian dhe mungesën e autoriteteve qeveritare (Dokument)
Proces Verbal
Sot më 8 Prill 1939, ditën e Shtunë, më orën 8 para- dreke, unë Kryetar’ i Bashkisë Agathokli Xhitomi, në bazë të shkresës N. 930 datë e sotme të Prefekturës së Korçës nga e cila rezulton se mungon autoriteti administratif dhe para largimit ngarkon Kryesin e Bashkisë për mbajtjen e qetësis së vëndit në këtë kohë anormale neve për të mundur t’i bëjmë ballë kësaj situate për regullimin e qetësisë së qytetit e qarkut thirmë parinë e këti qyteti të cilës, mbasi si shpjeguam gjendjen përveç detyrës si Kryetar i Bashkisë na ngarkoj edhe atë të Zëvëndësit Prefekturës dhe me një herë filluam nga detyra.
U zgjodh një komision i përbërë prej ZZ. Llambi Mano, Vangjel Turtulli, Nuri Bitinca, Foto Bala, Vangjel Treska, Ismail Haki Deveja, Kristaq Kosturi dhe Vasil Balli për të përballur gjithë detyrat e mbajtjes së qetësisë.
Korçë më 8 Prill 1939
Kryetar’ i Bashkis
Zëv. Prefekti
Agathokli Xhitomi
Burimi , arkivi Kurila, biblioteka e Universitetit të Janinës

Piro Dhame /Në Korçën tonë
@NewsIn.Al
