Policia nuk gjeti lëndë të rrezikshme, por zbulimi i bërë është shqetësues në atë që u gjet te personi i njohur në Korçë
Makina e një inspektori pyjesh në Korçë është rrethuar sot nga policia pasi pronari i saj denoncoi se dyshon për diçka të vendosur në mjet, me dyshimet e para për bombë.
Në vendngjarje shkoi policia e cila pak çaste më parë konstatoi se makinës nuk i ishte vënë lëndë eksplozive.
Megjithatë u konstatua se mjetit i ishte vendosur një pajisje GPS me qëllim gjurmimin në kohë reale të lëvizjeve dhe vendqëndrimeve të mjetit.
Incidenti ndodhi në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës.
Pronari i makinës tip Audi që shihni në foto është Gëzim Pasho, banor i Korçës.
Raportohet se ai është inspektor i drejtorisë Pyjore të rrethit.
Më herët Pasho ka pasur dhe biznese të tij, si lokal në Korçë.
Është e paqartë se kush ka dashur të kontrollojë lëvizjet e tij. /noa.al
@NewsIn.Al

