Friday, February 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKorçë_Dy të arrestuar për mallra kontrabandë, tre të tjerë nën hetim për...

Korçë_Dy të arrestuar për mallra kontrabandë, tre të tjerë nën hetim për kalim të paligjshëm kufiri

Dy të arrestuar për mallra kontrabandë, tre të tjerë nën hetim për kalim të paligjshëm kufiri

Policia Kufitare e Kapshticës ka goditur një rast të futjes së mallrave kontrabandë në territorin shqiptar, duke sekuestruar sasi të konsiderueshme produktesh të ndaluara dhe duke vënë në pranga dy persona.

Kontrollet e shtuara në hyrje të Republikës së Shqipërisë, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, çuan në ndalimin e një automjeti të drejtuar nga shtetasi D. Ç., 37 vjeç, nga fshati Papër, Elbasan, dhe një autobusi me drejtues A. K., 58 vjeç, nga fshati Drenovë, Korçë.

Në automjetin e D. Ç. u gjetën të fshehura produkte ushqimore dhe produkte medicinale për bimët, të cilat ai tentonte t’i fuste në Shqipëri pa deklarim.

Në autobusin e A. K. u zbuluan, të fshehura në pjesën e brendshme të derës, ikona kulti, një sasi medikamentesh, dy aparate celularë dhe pajisje automjetesh, që po ashtu tentoheshin të futeshin kontrabandë.

Pas veprimeve procedurale, D. Ç. u arrestua për “Kontrabandë me mallra të licencuar” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”, ndërsa A. K. për “Kontrabandë me mallra të tjerë”. Mallrat e sekuestruara dhe automjeti janë marrë në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, policia ka proceduar penalisht tre shtetas të tjerë: E. Z., 30 vjeç, nga Korça; R. Ç., 35 vjeç, nga Pogradeci; dhe G. B., 35 vjeç, nga Elbasani, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments