KORÇËN
Në vitet midis dy luftrave botërore e thërrisnin ” Parisi i vogël”.
Personalitete që e zbukuruan Korçën midis të tjerëve ishin dhe dy kryetarë bashkie:
– Vasil Avrami, korçar, që shtroi rrugët me kalldrëm,
bëri kanalizimet e qytetit, solli dritën elektrike dhe
krijoi planin urbanistik të Korçës me sistemin e rrugëve përpendikulare duke zbatuar rigorozisht ligjin që asnjë ndërtim të mos bëhej pa lejen përkatëse të bashkisë.
– Kryetari tjetër i Bashkisë ishte dibrani Rustem Ymeri,
dashamirës i Korçës, i cili i dha qytetit një pamje moderne.
Ai shtroi me asfaltin e Serës nga Selenica e Vlorës dy bulevardet, riorganizoi lulishtet, pyllëzoi rrugët dhe sheshet kryesore, organizoi shpërndarjen e profesioneve në treg dhe sistemoi rrugët e Pazarit…
……..
Robert Ballauri,
libri: ” Njëqint e një trëndafilat e Korçës”
@NewsIn.Al

